Deputetja e LDK: Qytetarët nuk do t’i besojnë më një mashtruesi si Kurti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK: Qytetarët nuk do t’i besojnë më një mashtruesi si Kurti

    Insajderi
    10 November 2023 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në FRONTAL të T7 ka folur për protestat e pjesëtarëve të policisë speciale të Kosovës. Ajo ka thënë se ata meritojnë rritjen e pagave, ndërkohë që ka akuzuar deputetët e Vetëvendosjes që s’e kanë përkrahur Rezolutën për një gjë të tillë.

    Krasniqi ka thënë se Kurit mbase do t’ua rrisë pagat kur të vije koha e zgjedhjeve. Ajo e ka quajtur Kurtin edhe “mashtrues”, duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët “s’do t’i besojnë atij”

    “Nuk besojë më që qytetarët e Kosovës do t’i besojnë këtij mashtruesi. Deri tash i ka mashtru. Nëpër çdo vend ku ka shku ka thënë familjarët janë për dasma, çdo ministër e deputet kanë të punësuar në qeveri e institucione, ka thënë Zajednica s’kalon, po kalon edhe mirë”, ka thënë ajo.

    Ajo ka thënë se shumë votues të VV-së janë të zhgënjyer me Qeverinë Kurti


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark