Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të Haxhi Avdylit për Dejona Mihalin.
Avdyli tha se “Dejona është grua e dashur, të përqafon sapo të sheh”.
Krasniqi ia ka kthyer duke thënë se ajo e lëshon dhe e ndal rrymën kur të don.
Postimi:
“Dejona është grua e dashur”, kur të don e lëshon rrymën kur të don e ndal rrymën.
Masha e Albinit është Dejona ndërsa ju të tjerët jeni vetëm servilë rreth saj. Me kohën do të qeshni edhe ju me veten tuaj.
Reagimi vjen pasi Haxhi Avdyli, deputet i partisë “GUXO”, ka vazhduar më lëvdatat për figurën e Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.
Pasi në një intervsitë tjetër e vlerësoi s’i grua të dashur, në Tëvë 1 Avdyli tha se Mihali është grua e mirë.
Madje, Avdyli ia vendosi edhe një epitet tjetër, duke e quajtur Mihalin “shumë të dijshme”.
“E kanë një urrejtje të thellë veç pse është nga Shqipëria. Nuk ka nevojë me thanë, po t’i e ndjen…Nuk ka pushtet të jashtëzakonshëm. Është një grua e mirë, e cila është shumë e dijshme, i njeh ligjet, e njeh punën, ka bashkëpunim me një grup të madh të ekspertëve, sepse ajo është kryetarja e ekspertëve” – ka thënë Avdyli.