Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se do e mbështes tërheqjen e Trustit.
Krasniqi ka thënë në RTV Dukagjini se duhen përkrahur kërkesat e qytetarëve të vendit.
“Ne ende nuk e kemi mbajtur mbledhjen e grupit parlamentar që të diskutohet lidhur me këtë proces mirëpo herën e kaluar kemi vendosur që të votojmë pro tërheqjes së trustit. Nëse ne përfaqësojmë qytetarët e Republikës së Kosovës atëherë ne duhet edhe ti përkrahim kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës…Unë si deputete do ta përkrahi, jam pro tërheqjes së trustit sepse duke parë se është një gjendje e rëndë ekonomike, të ndihmohen sadopak me paratë e veta të cilat janë të kursyera” – tha ajo.
Rezarta shtoi se se si deputete e Kuvendit të Kosovës do të votojë pro tërheqjes.
“Besoj që do ta përkrahim por ende nuk kemi biseduar për arsye se herën e fundit kemi qenë pro tërheqjes mirëpo tani, ende nuk e kemi mbajtur mbledhjen e grupit që të diskutojmë në tërësi por si deputete do ta përkrahi këtë”- ka deklaruar ajo.
Ndërkohë, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, ka bërë të ditur se në seancën e parë të sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, pikë e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i peticionit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës.