Vajza e Gani Gecit, Marigona, që është deputete në Kuvendin e Kosovës ka dalë sot si rrallë herë për të folur në foltoren e Parlamentit.
Ajo në një fjalim të shkruar kritikoi Kurtin për marrëveshjen në Ohër.
Tha se Vetëvendosje po tregon se është vazhdim i PDK-së.
“Ju jeni vazhdim i PDK-së. SHBA-të s’ju kanë sugjeruar që të pranoni një marrëveshje në dëm të Kosovës. Ngjashëm me marrëveshjen e 2015-ës, për secilën marrëveshje Gjykata Kushtetuese jep dritën e gjelbër”, tha ajo.
Sipas saj, Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij, kartën e stabilizimit të situatës e ka dërguar nga Kosova në Serbi.
“Ju kryeministër, kartën e stabilizimit të situatës politike, nga Kosova e keni dërguar në Serbi. Kjo marrëveshje është ultimatum për Kosovën, që është ndëshkim për sjelljen tuaj zoti Kurti”, tha ajo.