Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka theksuar disa mesazhe paralajmëruese për veprimet e bëra nga Qeveria Kurti që sipas saj janë në dëm të vendit.
Ajo ka thënë se kjo situatë është shqetësuese në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.
Deputetja e LDK-së ka theksuar paralajmërimin e Departamentit Amerikan për kufizim të avokimit të Kosovës, duke shtuar edhe mesazhin e Ndihmës Sekretarit amerikan James O’Brien, ku ka thënë: Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere.
Më tej, Krasniqi ka përmendur edhe deklaratën e të dërguarit Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, i cili është shprehur se Lëvizjet e njëanshme do të kenë pasoja. /Insajderi.org/
Postimi i saj i plotë: