Ndarjet politike në Drenas mes PDK dhe NISMA kanë shpërthyer sidomos në një nga fshatrat më të rëndësishme për të dy partitë.
Prezenca e deputetes Sala Shala e cila voton në vendvotimin në fshatin Negrovc, vendlindja e Jakup Krasniqit, aty ky NISMA ka krijuar një bastion të fuqishëm, ka ngjallur reagime në qendrën e votimit.
Madje situata ka eskaluar aq shumë sa është dashur edhe ndërhyrja e policisë, raporton Insajderi.
Arian Krasniqi, djali i vëllait të Jakup Krasniqit, vëzhgues i partisë NISMA në fshatin Negrovc është ndaluar nga policia pasi ka ngritur shqetësimin se deputetja Sala Shala e cila është edhe gruaja e ministrit Ferat Shala, po bën presion tek votuesit për të votuar për PDK-në.
Por, situata është nxehur edhe më shumë kur një tjetër vëzhgues i NISMA-s, Fahredin Shala është përfshirë në dialog me Policinë.
Ai është arrestuar dhe po merret në pyetje nga Prokuroria në Drenas. /Insajderi.com