Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi, ka reaguar pas vendimit për lirimin e ish-policit serbe, i cili u dërgua në arrest shtëpiak.
Musliu i ka kujtuar kryeministrit Kurti se së bashku me ministrin Sveçla, kanë hedhur molotov për ta shkatërruar pronën publike.
Reagimi i plotë:
Miremengjesi Albin!
A ëndrrove që je opozitë e me te dhezë sot me protestë, me mbush sheshin me pankarta “tradhtar”, “kriminelët në burg”, “Jo negociata, Vetevendosje!”
Mundesisht, bashkë me Xhelalin, me molotova me shkatërru pronen publike e me gurë me e godit policinë.
Po në realitet je kryeminister që nuk je “në ngjarje” çka po ndodh, anipse e mban Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e vet i emëron drejtorin dhe inspektorin e AKI-së. Prap viktimizohesh e vajton.
Militanta, kthjelluni, tash duhet me votu Albinin 80% që me pas mundësi krejt ndryshimet me i sjellë në kete vend, me i pru barrikadat deri në Prishtinë.