×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK’së: Informojeni Glaukun që dialogu nuk është në arkivol por më i fortë se kurrë

    Insajderi
    18 September 2024 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu- Shoshi, i ka reaguar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjfucës, lidhur me deklaratat për dialogun.

    Musliu- Shoshi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Konjufca duhet të informohet se dialogu është më i fortë se kurrë, shkruan Insajderi.

    Informone Glaukun që dialogu NUK është në arkivol po më i forte se kurre!

    Si Kryetar Kuvendi mirë është me ftu Besnikun në llogaridhënje se a  po diskutohet për çështje të brendshme të sovranitetit të Kosovës!”, shkruan ajo në ‘Facebook’. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark