Deputetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas konferencës së Lëvizjes Vetëvendosje për Astrit Deharin përpara Prokurorisë Speciale.
Musliu-Shoshi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka parashtruar pyetjen se pse VV’ja s’po voton pro-komisionit hetimor për rastin e Deharit, shkruan Insajderi.
“Pse LVV nuk e votojë formimin e Komisionit Hetimor për rastin “Dehari”? Çka po fshehni?!! Drejtësi për Astritin kërkojmë të gjithë por konferencat boshë NUK ju shpërlajnë!”, ka shkruar ajo.
Lëvizja Vetëvendosje s’e ka votuar në Kuvendin e Kosovës formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit, të propozuar nga opozita. /Insajderi.org/