Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka reaguar për situatën e krijuar në FSK.
Bytyqi ka thënë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kur ishte kryeministër arriti ta bënte ushtrinë, ndërsa kryeministri i tanishëm nuk po mundet me bukë t’i mbajë.
“Ramush Haradinaj arriti me ba ushtrinë e kryeministri ynë me bukë smundet ta mbajë. Kaq sa i përket qeverisjes së Albin Kurtit!” – ka shkruar Bytyqi.