Labinota Demi-Murtezi, deputete e Partisë së Drejtësisë në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar pas një shkrimi të akademik Mehmet Krajës, përmes të cilit ka kritikuar “atmosferën e imponuar fetare” në Kosovë dhe tendencën që feja islame të bëhet një “fe ideologjike” dhe fe përfituese me qëllim për t’u faktorizuar politikisht.
Por, sipas deputetes Demi-Murtezi, akademik Mehmet Kraja ka paragjykime ndaj myslimanëve.
“Ne nuk jemi “shpirtra të bjerrë” të strehuar në fenë tonë, por jemi krenarë për veten tonë, për kontributin që kemi dhënë në shtetformim tonë dhe për kontributin që po japim në shtetndërtimin tonë,” ka shkruar ajo në Facebook.
As edhe një fjalë nuk dua të them më shumë, për shkrimin tuaj te fundosur ne paragjykime”, ka thënë ajo./Insajderi.com