Deputetja Ukrainase bën thirrje për njohjen e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Deputetja Ukrainase bën thirrje për njohjen e Kosovës

    Insajderi
    26 January 2022 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani dhe ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, e kishin përkrahur publikisht Ukrainën në një kohë kur ky shtet është në prag të luftës me Rusinë.

    E këtë veprim miqësor, e ka përshëndetur deputetja e Parlamentit të Ukrainës Iryna Friz, e cila ka bërë thirrje për njohje të Kosovës dhe vendosjes së marrëdhënieve miqsore me Prishtinën, shkruan Insajderi.

    “Faleminderit shumë ndaj miqëve nga Kosova, presidentja Vjosa Osmani, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku për përkrahjen ndaj Ukrainës në kohën e kërcënimit të invazionit nga Rusia. Jam e bindur që Ukraina duhet të mbështes miqt e vërtetë që kanë zgjedhur pavarësinë e tyre. Koha që të refuzohen standardet e dyfishta. Miqt e Ukrainës nuk janë ata që dërgojnë militantë pro-rusë në vendin tonë, por ata që edhe përkundër kërcënimit me konflikt shprehin mbështetje për shtetin tonë. Vendosja e marrëdhënieve miqsore me Prishtinën do të bëhet një hap i sinqertë, që në të kaluarën është bllokuar nga politikat e Rusisë në Ballkan”, ka shkraur ajo./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark