Deputetja Yllza Hoti bën këtë veprim pas shifrës së shpenzimeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja Yllza Hoti bën këtë veprim pas shifrës së shpenzimeve

    Insajderi
    04 February 2022 - 02:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Vetëvendosjes nuk e ka duruar presionin.

    Deputetja Yllza Hoti është personi më i përfolur aktualisht në skenën politike në Kosovë.

    Deputetja e VV-së është kritikuar tej mase për shpenzimet enorme në karburant, shpenzime këto të paguara nga shteti, që ajo ka bërë në vetëm dy muaj, shkruan lajmi.net.

    Hoti ka shpenzuar për vetëm dy muaj, 810 euro, ndonëse jeton në Prishtinë, dhe ndonëse s’ka të deklaruar ndonjë veturë në emër të saj.

    Këto shpenzime janë bërë për vajtje në punë.

    E siç duket Hoti nuk ka mundur më t’i durojë kritikat.

    Ajo e ka mbyllur krejtësisht opsionin për të komentuar në postimet e saj në Facebook, ndonëse ky opsion ishte i hapur para një ore ose dy.

    Aty menjëherë vërshuan komentet, por që tani me një kërkim të thjeshtë shihet se deputetja Hoti përveç se i ka fshirë këto komente, edhe e ka ndalur mundësinë për të komentuar.

    Reagime për të ka pasur shumë nga shoqëria civile, e madje është kërkuar edhe dorëheqja e saj. /lajminet


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark