Deputetja Vrenezi: Sakrifica e Jasharajve na mëson që të mos dorëzohemi e të mos lodhemi duke punuar për vendin tonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Deputetja Vrenezi: Sakrifica e Jasharajve na mëson që të mos dorëzohemi e të mos lodhemi duke punuar për vendin tonë

    Insajderi
    05 March 2022 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë solemne në përkujtim të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

    Me këtë rast deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetimre Vrenezi ka deklaruar se ’’ Sakrifica e Jasharajve na mëson që të mos dorëzohemi e të mos lodhemi duku punuar për vendin tonë”, transmeton Insjderi.

    Postimi i plotë i Jetmire Vrenezit:

    “Në përvjetorin e 24-të të Epopesë së UÇK-së, në Kuvendin e Kosovës, me krenari të madhe përkujtuam luftën e lavdishme të UÇK-së dhe sakrificën e historike të familjes Jashari që ishte kulm i përpjekjeve shekullore të popullit shqiptar për liri.

    Falë sakrificës së tyre të lavdishme, ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, sot e gëzojmë lirinë e shtrenjtë. Kjo sakrificë na mëson që të mos dorëzohemi e të mos lodhemi duku punuar për vendin tonë.

    Lavdi komandantit Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit! 🇽🇰🇦🇱”/Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark