Në seancën e sotme të Kuvendit po bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale.
Kundër versionit aktual të Projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale kanë dalë opozita.
Mospërfshirja e veteranëve dhe disa kategorive të tjera, siç janë të verbrit në këtë projektligj, po konsiderohet diskriminuese nga ana e opozitës.
Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protesta në rast se nuk bëhet përfshirja e tyre në këtë projektligj.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit në OVL-UÇK, Faton Klinaku në një prononcim për Reporteri.net ka thënë se do të ketë protesta nëse nuk rriten edhe pensionet e veteranëve në linjë me pagën minimale.
“Na kemi thanë edhe pishman nuk i bimë, edhe jo në protesta po kemi me u nxanë derën edhe nuk kemi me i lanë me hy brenda apo me dalë kudo që gjenden ata. Na veç do t’i bëjmë përgatitjet për protesta në rast se kjo ndodh”, ka thënë Klinaku.