Dërgohen në mbajtje pesë policët në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan - Dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dërgohen në mbajtje pesë policët në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan – Dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”

    Insajderi
    07 July 2025 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë zyrtarët policorë në Lipjan, që janë përfshirë, në rastin e hetimit për vdekjen e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, janë dërguar në mbajtje, shkruan Insajderi.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin Prokurori i Prokurorisë Themelore, Zejnullah Gashi.

    Pesë zyrtarët policorë janë dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

    Policia njoftoi se pak para se viktima ta humbte jetën, ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se po sulmonte automjete e kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në orët e para të së hënës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark