Dërgohen në terminal doganor 25 dele dhe 4 dhi, ishin të kontrabanduara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dërgohen në terminal doganor 25 dele dhe 4 dhi, ishin të kontrabanduara

    Insajderi
    08 June 2022 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka ndaluar një automjet në Mitrovicë në të cilin ndodheshin 26 dele dhe 4 dhi, pa dokumentacionin e duhur.

    Siç njofton policia, në konsultim me prokurorin, automjeti me mall është dërguar në terminal doganor për procedim të mëtejshëm, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    KONTRABANDË ME MALLRA / Mitrovicë 07.06.2022 – 12:30. Njësitë policore gjatë realizimit të plani operativ pasi kanë ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit kanë konstatuar se i njëjti kishte të ngarkuar kafshë të imëta (26-dele dhe 4-dhi) pa dokumentacion e duhur përcjellës. Në konsultim me prokurorin, automjeti me mall është dërguar në terminal doganor për procedim të mëtejshëm, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark