Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë. Vëllai theri vëllaun për vdekje, shkruan Insajderi.
Policia ka konfirmuar se i dyshuari është dërguar në paraburgim për 48 orë.
“Rr. Tirana-Prishtinë, 27.10.2024-20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me mjet të mprehtë-thikë kishte goditur disa herë viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport të policisë.
SNë vendin e ngjarjes, njësia e Urgjencës ka bërë konstatimin e vdekjes së viktimës si dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe prokurori kujdestar dhe njësia e IML-së. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”.