Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe bijes së tij të mitur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, duke shtuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Gazeta Insajderi.
“Obiliq 23.01.2024 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe të bijës së tij të mitur viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.org/