Zyrtarisht nga sot Hashim Thaçi zyrtarisht është i papunë. Me miratimin e dorëheqjes së tij nga postet qeveritare dhe posti i kryetarit të partisë, Thaçi më nuk ka asnjë funksion publik.
Deri me 7 prill, Thaçi do të jetë vetëm president në pritje.
Sot gjatë ditës, zyrtarisht Thaçi ka dhënë dorëheqje nga tri postet e tij publike duke respektuar kështu kërkesat e Kushtetutës së Kosovës, që kërkon nga i zgjedhuri për president që të mos jetë i përfshirë në politike e në asnjë post tjetër publik.
Nëpërmjet një letre të dërguar në adresë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, kryeministrit isa Mustafa, kryetares së KQZ-së Valdete Daka, dhe organeve të PDK-së, Thaçi kishte lajmëruar se duke u bazuar në “nenin 88 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me statutin e Partisë Demokratike të Kosovës” ai jep dorëheqje nga të gjitha postet.
Nuk ka vonuar shumë dhe një nga marrësit e kësaj letre, Isa Mustafa, e ka lëshuar një vendim nëpërmjet të cilit e liron Thaçin, “nga posti i zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës dhe ministrit të Punëve të Jashtme”.
Mustafa ka obliguar zyrën e kryeministrit për zbatimin e këtij vendimi.