
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e votueseve deri në ora 15:00.
Deri tani bëhet me dije se në Komunën e Prizrenit kanë votuar 20.81% qytetarë.
Të drejtë vote në Prizren kanë gjithsej 173 mijë 3 359 votues dhe deri tani kanë votuar 36 mijë e 78 votues. Gjithsej në komunën e Prizrenit janë 221 vendvotime.
Për të parin e Prizrenit janë duke ia mësyer 8 kandidatë. Mytaher Haskuka VV, Anton Quni LDK, Shaqir Totaj PDK, Zafir Berisha Nisma, Afrun Tejeci AKR, Lulëzim Kabashi AAK, Cemailj Smailji Nova Demokratska Stranka si dhe një kandidat i pavarus Milazim Lushaj.
Ndërkohë, kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e qendrave të votimit./Insajderi.org