Dalja e votuesve deri në orën 12:00 është 6,956 votues (përfshirë ata me kusht) apo shprehur në përqindje 13.23%.
“Nga dalja e qytetarëve në votime deri në orën 12:00 janë regjistruar deri në 6,956 votues me të drejtë votë, që në përqindje i bie të jetë 13.23 për qind i qytetarëve nga numri i përgjithshëm që kanë të drejtë vote në zgjedhje”, ka thënë Albert Krasniqi nga “Demokracia në Veprim”.
Përmes një konference për medie, Albert Krasniqi nga KDI, ka thënë se dukuria më e shpeshtë e shfaqur në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, është votimi familjar.
Ai ka thënë se kjo dukuri është shfaqur në 68 raste në këtë komunë.
“Parregullsitë më të shpeshta që e karakterizojnë këtë proces të votimit, është votimi familjar, kjo dukuri është identifikuar në 68 raste. Vetëm në Negrovc në një vendvotim kryefamiljari ka shoqëruar 12 familjarë në një qendër votimi për të votuar bashkërisht”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se problem tjetër në zgjedhjet lokale në Drenas ka qenë edhe hapja me vonesë e disa qendrave të votimit.