Derisa Franca po shkatërrohet nga protestat masive për vdekjen e 17-vjeçarit, Mbappe mundohet ta qetsoj situatën! – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Derisa Franca po shkatërrohet nga protestat masive për vdekjen e 17-vjeçarit, Mbappe mundohet ta qetsoj situatën!

    Insajderi
    01 July 2023 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, thotë se dhuna duhet të ndalet ndërsa protestat pushtuan vendin pas vdekjes së një adoleshenti të qëlluar nga policia.

    Franca ka parë netë trazirash pasi një 17 vjeçar u vra teksa po largohej nga një ndalesë trafiku të martën.

    “Dhuna nuk zgjidh asgjë, sidomos kur kthehet në mënyrë të pashmangshme kundër atyre që e shprehin atë”, ka shkruar Mbappe në storien e tij në Instagram.

    Më shumë se 900 arrestime u bënë vetëm të enjten mbrëma, thanë zyrtarët, me dhunën që vazhdoi të premten. Qeveria njoftoi se do të angazhojë 45,000 policë në një përpjekje për të frenuar dhunën e mëtejshme.

    Nga Lille dhe Roubaix në veri deri në Marsejë në jug, dyqanet janë plaçkitur dhe makinat janë djegur.

    Deklarata e tij, me sa duket në emër të skuadrës së Francës, shtoi: “Ashtu si të gjithë francezët, ne ishim të tronditur nga vdekja e të riut Nahel”.

    Mbappe tha se lojtarët e Francës, shumë prej të cilëve vijnë nga lagjet e klasës punëtore si Nahel, ndajnë “ndjenjat e trishtimit dhe dhimbjes”.

    Ai tha se lojtarët “nuk mund të qëndronin të heshtur” pasi kërkuan që “koha e dhunës t’i lërë vendin asaj të zisë, dialogut dhe rindërtimit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark