Derisa po flinte, samsungu bëri një veprim pa dijeninë e tij - Insajderi
×
Teknologji

Derisa po flinte, samsungu bëri një veprim pa dijeninë e tij

Insajderi
04 July 2018 - 09:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një anomali po shkakton shqetësim në mesin e përdoruesve të telefonave Samsung pasi një përdorues tha se fotografitë e tij ishin dërguar tek e dashura e tij pa e ditur.

Problemi doli të mërkurën kur ai tregoi historinë e tij në Reddit.

“Celulari im S9 + i dërgoi të dashurës sime të gjitha fotografitë pa dijeni ndërkohë që isha duke fjetur. Pse duhet të ndodhë dicka e tillë?”, shkruajti ai.

Komenti i tij hapi debat në Reddit ku shumë persona filluan me spekulimet e tyre. Njëri thoshte se kjo anomali mund të conte në fundin e disa romancave. Kompania Samsung në Australi konfirmoi se ka filluar hetimi për këtë rast./Ora News/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark