Derisa pritej të adoptohej, Filloreta arrestohet dhe e pret dëbimi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Derisa pritej të adoptohej, Filloreta arrestohet dhe e pret dëbimi

    Insajderi
    27 April 2017 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Filloreta Paluca, shqiptarja 16 vjeçe nga Kosova është arrestuar të martën në rrugë pa paralajmërim në Timelkam të Vöcklabruck, Austri.

    Tash ajo po mbahet në burgun për dëbim. Por Filloreta pritej të adoptohej nga një familje austriake, te e cila po qëndronte e strehuar prejse babai dhe vëllai i saj ishin dëbuar në mënyrë të rrufeshme më 20 shkurt, shkruan Nachrichten.at.

    Filloreta me familjen kishte ardhur në Austri në vitin 2013 dhe ishte integruar mirë. Por pasi i kishin dëbuar papritur të atin dhe vëllanë, ishte edhe ajo në rrezik për dëbim, transmeton albinfo.ch.

    Këshilltari komunal i Partisë së Gjelbër, Thomas Eder, kishte vendosur ta adoptonte vajzën në mënyrë që ajo të mund të mbetej në Austri. Dhe, procedura e adoptimit dukej se po rridhte mirë: me ndihmën e avokatit të tij, Eder i kishte siguruar nënshkrimet e prindërve biologjikë të Filloretës që e pranonin adoptimin.

    Për 11 maj ishte caktuar një seancë për ta bërë këtë akt. Por, pasi që nga janari ndaj Filloretës është marrë vendimi për dëbim, autoritetet duket se nuk njohin mëshirë ndaj saj, përkundër faktit se ajo e ka të caktuar terminin për adoptim.

    Bashkëshortja e Thomas Eder, Otilie Eder punon si ndihmëse e refugjatëve dhe patronë (ndrikull) e saj. Ajo është prekur me faktin se vajza e cila do të bëhej fëmijë e adoptuar e saj po mbahet në burg.

    Nga ana tjetër, në Ministrinë e Brendshme nuk marrin ndonjë qëndrim. Rastet e veçanta nuk komentohen, thotë një zëdhënës.

    Por, ai ka theksuar se autoritetet mbështeten vetëm në faktet ekzistuese dhe jo në ato që priten në të ardhmen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark