Dermatologia Dafina Krasniqi ka treguar anës pozitive të aplikimit të procedurës hyrdofacial, duke shtuar se me këtë fytyra juaj qëndron e hidratuar dhe e pastër.
Krasniqi ka treguar se si kryhet kjo procedurë.
“HydraFacial është një trajtim pa dhimbje, relaksues, i cili e bënë lëkurën tuaj më të butë dhe më rinore.
Fakti është se lëkura plaket nga dita në ditë dhe ka nevojë për kujdes. Lëkura është e ndotur nga mjedisi dhe faktorë të tillë si: stresi, përdorimi i grimit dhe ndotja e ajrit“, ka thënë ajo për Insajderi.
Sipas saj, HydraFacial është zgjidhja më e mirë që e preferojnë dermatologët, duke thënë se rezultatet vërehen menjëherë.
“Është nje metodë jo invazive dhe rezultatet janë të dukshme menjëherë pas trajtimit të parë.
Ky trajtim njihet për procesin e tij me tre hapa dhe përfshin pastrim të thellë, eksfolim dhe hidratim të lëkurës së fytyrës dhe me serume te ndryshme“.
“Kjo procedurë gjithsesi duhet aplikuar vetemnga profesionist -dermatolog sepse lekura eshte organi ma i madhe ne organizen mund të ndihmojë në trajtimin e një sërë sëmundjesh të lëkurës, të tilla si aknet, rosacea, dermatiti diseboreik, lëkura e thatë dhe rrudhat“, shtoi ajo.
Kjo lloj terapie për fytyrën preferohet për gjitha tipet e lëkurave.
“Hydrafacial është trajtim i cili zgjatë 45-60 min dhe është trajtimi më i mirë dhe më i shpejtë për rezultate të menjëhershme i cili është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.pas trajtimit nuk vërehet ndonjë efekt negativ vetem skuqje apo edeme qe largohet brenda disa oreve. ndihmon në detoksifikimin e lëkurës, por gjithashtu stimulon drenazhin limfatik, të cilat të dyja çojnë në rritjen e qarkullimit dhe një pamje më të rafinuar“.
Trajto lëkuren largo papastërti qelizat e vdekura dhe njëkohësisht trajto lëkuren e re me serume të ndryshme, apelojë dermatologia.