
Dafina Krasniqi, dermatologia e parë në Fushë Kosovë, ka zyrtarizuar kandidimin e saj për asambleiste në zgjedhjet lokale të tetorit.
Ajo garon nën siglën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke mbajtur numrin 3 në listë.
Në një deklaratë publike, Krasniqi ka theksuar se kandidimi i saj lidhet ngushtë me amanetin familjar për të qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
“Unë nuk po hyj në politikë për të premtuar shumë, por sepse e ndjej barrën e amanetit që ma ka lënë familja, pra të jem gjithmonë në shërbim të juve, qytetarë të dashur”, ka shkruar ajo.
Krasniqi, përveç profesionit të saj në fushën e shëndetësisë, ka shtuar se synon të japë kontribut edhe në politikën lokale, duke u fokusuar në çështje të zhvillimit të komunës dhe përfaqësimin e denjë të qytetarëve në Kuvendin Komunal.