×
  • Sport
  • Sport

    Deschamps thyen heshtjen për akuzat që e lidhin Mbappen për një rast dhunimi në Suedi

    Insajderi
    15 October 2024 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka komentuar në lidhje me një raport që pretendon se Kylian Mbappe po hetohet për një rast dhunimi në Suedi, rast të cilin e ka mohuar vet lojtari.

    Një gazetë në Suedi të hënën kishte raportuar se sulmuesi i Real Madridit është nën hetime për një rast dhunimi pas një vizite në Stockholm.

    E përditshmja suedeze Aftonbladet raportoi se dyshohet për një rast dhunimi që është raportuar në polici, por nuk u bë e ditur se kush akuzohet, ndërkaq gazeta tjetër Expressen raportoi se Mbappe ishte i dyshuari.

    Expressen raportoi se Mbappe është akuzuar për dhunim dhe ngacmim seksual dhe se po hetohet nën dyshimet për këtë akuzë.

    Pas këtyre lajmeve që bën bujë në opinionin sportiv, tani tekniku francez Deschamps ka dhënë opinionin e tij në lidhje me çështjen.

    “Ka disa gjëra që nuk është e vështirë për t’i verifikuar, por nëse merrni burim një gjë të vjetër. Në çdo rast unë nuk do të flas për këtë temë. Ai është mjaftueshëm i rritur sa për të ditur si të komunikojë”, ka thënë Deschamps.

    25-vjeçari i cili vizitoi kryeqytetin e Suedisë javën e kaluar thuhet se kishte darkuar në restorantin Chez Jolie në zonën e Ostermalmit, para se të lëvizte në një klub nate të quajtur ‘V’.

    Siç thuhet tutje në këtë publikim, raporti policor ka bërë me dije se ky sulm seksual ndodhi të enjten e 10 tetorit dhe krimi u raportua në polici dy ditë më vonë./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark