Deshi të largohej nga studio, momenti kur politikani merr thua dhe rrëzohet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Deshi të largohej nga studio, momenti kur politikani merr thua dhe rrëzohet

    Insajderi
    22 April 2022 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përballja e djeshme parazgjedhore në RTV Sllovenia shënoi rrëzimin e kryetarit të Partisë Kombëtare dhe largimin e parakohshëm të kryetarit të partive të qendrës së majtë.

    Ky “cirk”, siç e cilësuan konfliktin kryetarët e partive politike, pati një jehonë të fortë te përdoruesit e rrjeteve sociale. Disa kanë shkruar se kanë kohë që nuk kanë parë një “program kaq argëtues”.

    Të ftuarit u grindën dhe ofenduan njëri-tjetrin ndërsa moderatorit i doli emisioni jashtë kontrollit.

    Në vazhdim të emisionit, kreu i Partisë ultranacionaliste Kombëtare, Zmago Jelinçiq, u largua nga studio në shenjë proteste, por u rrëzua nga skena.

    Jelinçiq raportohet se fatmirësisht nuk është lënduar, gjë që sipas tij, “e ka ndihmuar edhe fakti se dikur ka stërvitur arte marciale”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark