“Dëshira e fshehtë” e Munishit mbeti e parealizuar – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    “Dëshira e fshehtë” e Munishit mbeti e parealizuar

    Insajderi
    18 May 2016 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Por vendimi i marrë sot nga UEFA e lë jashtë Europa Ligës skuadrën nga paralarja e Prishtinës. UEFA bëri të ditur se vetëm dy skuadra kosovare do marrin pjesë në gara evropiane: Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë.

    Skuadrat që do marrin pjesë do të jenë, Ferronikeli si fitues i Superligës dhe fituesi i Kupës së Kosovës që do mësohet pas rreth dy javësh.

    Vetëm një ditë para komunikimit të këtij vendimi, trajneri i njohur kosovar Ismet Munishi tha se vendi dytë ishte një “dëshirë e fshehtë” e Hajvalisë dhe u shpreh i kënaqur me këtë arritje.

    “Gjithsesi, ishte një sezon i suksesshëm dhe për këtë më meritorët janë futbollistët. Ta them të drejtën, ishim prej të rrallëve që e kemi ditur që edhe ekipi i dytë do të dalë në Evropë dhe jemi munduar të mos e lëshonim këtë pozitë. Objektivat i kemi arritur, pasi pozita e dytë ka qenë si një dëshirë e fshehtë e jona. Ishte strategji e jona kjo”, ka thënë Munishi për gazetën Zërin.

    Madje, disa herë gjatë këtij muaji, pasi Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA, Munishi postoi foto në profilin e tij në Facebook me mbishkrimin: “Evropë na të njohim dhe na vijmë”

    Munishi është i njohur si trajner polemizues dhe karizmatik. Ai vetëm disa ditë më parë ka hapur disa polemika me trajnerin e Ferronikelit, Afrim Toverlani. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark