Dëshironi të jetoni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme? Ndiqni këto hapa – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Dëshironi të jetoni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme? Ndiqni këto hapa

    Insajderi
    05 February 2025 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mjeku Joe Whittington thekson se shëndeti në pleqëri varet nga zakonet që ndërtojmë në të 20-at dhe 30-at. Në postimin e tij në TikTok, ku ndiqet nga më shumë se dy milionë njerëz, ai thekson: “Një atak në zemër në të 50-at fillon në të 20-at. Alzheimeri në të 70-at fillon në të 40-at. Humbja e pavarësisë në të 80-at fillon në të 30-at”. Pra, inkurajon njerëzit të investojnë në shëndetin e tyre tani.

    Prandaj, ai ndau disa hapa kyç që kontribuojnë për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

     Lëvizni më shumë

    Aktiviteti fizik i rregullt është thelbësor për shëndetin afatgjatë. Sipas NHS, stërvitja mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të rënda si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, diabeti i tipit 2 dhe kanceri, dhe të zvogëlojë rrezikun e vdekjes së parakohshme me 30 për qind. “Vendimet që merrni sot formojnë trupin në të cilin do të jetoni nesër”, thekson  Joe.

    Hani ushqim më cilësor

    Ushqimi i duhur është thelbësor për shëndetin, por shumë njerëz nuk janë të sigurt saktësisht se si duhet të hanë. NHS rekomandon të hani të paktën pesë porcione frutash dhe perimesh në ditë, të zgjidhni ushqime të pasura me fibra si drithërat dhe konsum të moderuar të produkteve të qumështit, proteinave pa yndyrë dhe yndyrave të shëndetshme.

    Dieta mesdhetare shpesh cilësohet si një nga më të shëndetshmet. Kjo dietë është e pasur me fruta, perime, arra, vaj ulliri dhe peshk, duke shmangur produktet shumë të përpunuara, transmeton Klankososova.tv.

    Ulni stresin

    Stresi kronik mund të shkaktojë jo vetëm probleme mendore, por edhe fizike. Sipas klinikës Mayo, stresi afatgjatë rrit rrezikun e ankthit, depresionit, sëmundjeve të zemrës, presionit të lartë të gjakut dhe problemeve me kujtesën, shkruan Daily Express. “Përpiquni të punoni në menaxhimin e stresit – vetja juaj e ardhshme do t’ju falënderojë,” këshillon mjeku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    04 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark