Dëshmi për "trenin bullgar" në Gjakovë, për Insajderin flasin nga Prokuroria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Dëshmi për “trenin bullgar” në Gjakovë, për Insajderin flasin nga Prokuroria

    Insajderi
    03 March 2025 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka siguruar dëshmi që brenda kutive të një qendre votimi në Gjakovë janë gjetur fleta të shënuara si “draft” që dëshmojnë që së paku dy fletë votime origjinale janë nxjerrë jashtë. Prokuroria i ka thënë Gazetës se është autorizuar Policia për hetim.

    Në fotografitë që ka siguruar Gazeta Insajderi, shihet se brenda një qendre të votimt në Gjakovë janë gjetur fletëvotime të shënuara si “draft”.

    Vota që në të dy fletëvotimet i ka shkuar subjektit politik në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

    Gazeta Insajderi iu është drejtuar me pyetje Prokurorisë Themelore të Gjakovës, ku kanë thënë se kanë autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen e informacioneve, nëse ka elemente të veprës penale.

    Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve, mbledhjen e informacioneve lidhur me këtë rast, dhe nëse ka elemente të veprës penale, do të vazhdohet me procedurë të mëtutjeshme“, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

    Kandidati i PDK’së për deputet, Hajdar Beqa, njëherësh edhe deputet aktual i këtij subjekti politik, pati sinjalizuar për trenin bullgar në Komunën e Gjakovës.

    Sipas raporteve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga subjekti ynë, ekziston dyshimi i bazuar që se paku ne dy Qendra te Votimit njëra ne shkollën “Zekeria Rexha” dhe tjetra në shkollën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet.

    Ftojmë organet e drejtësisë që të merren me trajtimin e këtij rasti, dhe presim që shkelësit e ligjit zgjedhor të ballafaqohen me sanksionin penal që parasheh Kodi“, kishte thënë ai.

    Anëtari i PDK’së në KQZ, Ilir Gashi, ka kërkuar krijimin e një komisioni hetimor për kutinë e votimit në fjalë, nën dyshimet për “trenin bullgar”.

    Mendoj që duhet të trajtohen edhe disa çështje për të cilat kanë ndodhë gjatë ditës së votimit, që për njërën nga këto është në trajtim edhe nga Prokuroria. Kërkoj nga ju që të bëni një Komision për të hetuar një kuti në Gjakovë, për të cilën është thënë se ka qarkulluar “treni bullgar”, cila është objekt hetimi. Ajo kuti është numëruar, kërkoj që të largohet nga rezultati deri në një hetim përfundimtar. Kërkoj ta bëni një Komision, pavarësisht përfundimit të organeve të drejtësisë”, ka thënë Gashi.

    Në këtë vendvotim, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë afro 60 për qind të votave. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark