×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmia e ish-këshilltarit të Thaçit në Hagë- Përmendet Selimi, Limaj dhe deputeti i PDK’së

    Insajderi
    01 July 2024 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bislim Zyrapi, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe njëherësh edhe anëtar i strukturave të larta të UÇK’së, ka vijuar dëshminë e tij në Hagë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK’së.

    Zyrapi përgjatë dëshmisë së tij ka përmendur një vizitë të tijën në zonën operative të Drenicës. Aty ka thënë se ka Rexhep Selimi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Tutje, ai ka përmendur edhe një takim me Fatmir Limajn, për të cilin thotë se e kishte takuar rrugës.

    Pjesë nga dëshmia:

    Prokurorja: A e mbani në mend se sa herë keni shku atje?

    Zyrapi: S’po më kujtohet saktë, po po më duket nja dy tri-herë po.

    Prokurorja: Atëherë të flasim për herën e parë, a e mbani mend pse keni vajtur atje?

    Zyrapi: Për herën e parë kemi shkuar për të vizituar ato pozicione dhe më duket që atëherë ka qenë kur kemi vendosur mitralozin 12.7 a është vendosur në pozicion të mirë apo jo.

    Prokurorja: Me kë keni vajtur atje?

    Zyrapi: Kemi vajtë bashkë me Rexhep Selimin.

    Prokurorja: Me ndokë tjetër?

    Zyrapi: Ka qenë edhe komandanti i Njësisë Lokale të Llapushnikut, po flasim për herë të parë. Më pastaj edhe një herë ka qenë edhe Fatmir Limaj.

    Prokurorja: A besoni që Fatmir Limaj ka qenë aty në në ndonjë moment apo herë tjetër sesa kjo për këshilla apo vendosjen e armëve?

    Zyrapi: Unë të thashë që dy-tri herë kam qenë. Por s’do të thotë a ka qenë për armën apo për çka ka qenë. Tash s’po më kujtohen ato detajet.

    Prokurorja: Në këtë rast, ishit ju Fatmir Limaj dhe kush tjetër shkoi në këtë rast dhe përgjigja juaj ishte Agimi. Agim Qelaj dhe Hansi. Hansi është pseudonimi i personit të quajtur Nusret Krasniqi, kishte shërbyer në ushtrinë e ish-Jugosllavisë.

    Prokurorja: Në Llapushnik keni shkuar me Fatmir Limajn apo ai ishte atje kur mbërritet. Dhe përgjigja juaj ka qenë “më kujtohet se jam takuar rrugës. Kur u takuam ai ishte me Rexhep Selimin dhe na porositi që të shkonim ta shihnim këtë armë dhe t’i ndihmonin ushtarët ta vendosnin në pozicionin më të mirë të mundshëm në Grykën e Llapushnikut. A ju ndihmon kjo pjesë që Fatmir Limaj ka qenë aty në rastin kur është vendosur arma së bashku me Rexhep Selimin?

    Zyrapi: Po. Unë e thashë që e di kur ka qenë, po qashtu ka qenë njëjtë sikurse e kam dhanë deklaratën e mëhershme.

    Prokurorja: Kush ishin komandantët lokalë me të cilit ishit takuar atje?

    Zyrapi: Aty jam takuar me komandantin lokal, është quajtur me pseudonimin “Vogëlushi”. Ai ka qenë komandant në Llapushnik. Folëm për pjesën e djathtë të Grykës së Llapushnikut.

    Prokurorja: A kishte zëvendës?

    Zyrapi: Më doket se po, ka pasur edhe zëvendës. Ka qenë me pseudonim “Mësuesi” po më duket, s’më kujtohet se kohë e gjatë është.

    Prokurorja: Ju thatë që kjo ka qenë në anën e djathtë të Grykës. Po në anën tjetër kush ka qenë?

    Zyrapi: Në anën e majtë ka qenë njësiti ‘Pëllumbi’ që e ka udhëhequr në atë kohë Ferat Shala. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark