×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dëshmia e vajzës që ishte me babanë e saj në spital, zjarri ka filluar nga një defibrilator me të cilin mjekët u përpoqën të ringjallin një vajzë

    Insajderi
    09 September 2021 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajza nga Tetova e cila ishte me babin e saj në spitalin modular ka treguar se si ka ardhur deri shpërthimi i zjarrit. Sipas saj kjo ka ardhur pasi në dhomën afër tyre mjekët me defibrilator kanë tentuar ta reanimojnë një vajzë tjetër, që ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Në momentin e intervenimit, siç thotë ajo, ka dëgjuar britma në dhomën afër se duhet të reanimohet vajza, mjekët dhe motrat kanë qenë të shpërndarë, ndërsa menjëherë pas asaj janë dëgjuar britma se ka filluar zjarri.

    Se a mund të shkaktohet zjarri nga defibrilatorit e kanë konfirmuar edhe mjekët e repartit infektiv të spitalit, me të cilët Pacenzur kshte biseduar anonimisht. Sipas këtyre versioneve, është e mundur që deri tek zjarri ka ardhur si pasojë e problemit të prizës së rrymës në të cilën ka qenë i kyçur defibrilatori, ose shkëndijat e defibrilatorit e kanë shkaktuar zjarrin.

    Ky version ende nuk është i konfirmuar nga autoritetet.

    Vajza që ka dhënë këtë dëshmi thotë se zjarri është shpërndarë me shpejtësi të madhe, por ajo me ndihmën e personelit mjekësor ka arritur që përmes dritares ta largojë babanë e saj.

    “Kam parë njerëz të djegur, shumë të lënduar, ka qenë e tmerrshme! Këtë nuk ia dëshiroj askujt ta përjeton. Spitali është djegur për disa minuta, në ato dy minuta kush ka arritur të shpëtojë, ka shpëtuar, është djegur shumë shpejtë”, dëshmon vajza e lartpërmendur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark