×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmia në Hagë ku akuzoi UÇK’ja për vrasjen e Xhevat Isufit dhe Rexhep Musës- ish-aktivisti i LDK’së paditet nga familjarët e dy heronjve

    Insajderi
    18 September 2024 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Imer Imeri, ish-aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës në rastin e ish-krerëve të UÇK’së, është paditur nga familja e Xhevat Jusufit dhe Rexhep Musës.

    Kjo, pas deklaratave të Imer Imeri I cili akuzonte figura të larta të UÇK’së për vrasjen e Jusufit dhe Musës.

    Në padinë të cilën e ka pare Insajderi, djali dhe vëllëzërit e Xhevat Jusufit kërkojnë llogari nga Imer Imeri për deklaratat e tij në Speciale.

    Paditësit që nga dalja publike në emision Debat Plus si dhe seancën gjyqësore të Gjykatës Speciale në Hagë të paditurit Imer Imerit me shpifjet ndaj Rexhep Muses dhe Xhevat Isufit si dhe ndaj familjarëve të tyre e që në këtë rast paditësit janë e dëmtuar moralisht pasi që Xhevat Isufi dhe Rexhep Musa janë të rënë dëshmorë për lirinë e Kosovës, ndërsa këtë ka tentuar përmes shpifjes të i dëmtoj duke dëmtuar reputacionin e tyre’, thuhet në kërkesë-padinë që ka parë Insajderi.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar në tërësi kërkesë-padinë e familjarëve të dy heronjve.

    VËRTETOHET se i padituri Imer Imeri i cili përmes paraqitjes publikë të tij në emisionin “DEBAT PLUS” në televizionin RTV Dukagjini si dhe në dëshminë e tij dhënë në Gjykatën Speciale në Hagë kundër krerëve të UÇK-së kanë bërë shpifje dhe fyerje ndaj si ndaj paditësve edhe ndaj familjarëve të tyre saktësisht Rexhep Musa dhe Xhevat Jusufit të cilët janë dëshmor të luftës çlirimtare të Kosovës”, thuhet në aktgjykimin e themelores.

    Ish-aktivisti i LDK’së ishte pyetur nga avokatja e Jakup Krasniqit për deklaratat se ky i fundit e kishte vrarë Xhevat Isufin. Imeri e tha të njëjtën deklaratë, megjithatë tash ia atribuon Halit Baranit nga Mitrovica.

    Njerëzit janë lajmëruar tek unë, janë bërë shumë vrasje në këtë drejtim, shumë e vërtetë. Këtu edhe njeriu që është kryetar për të drejtat e njeriut në Mitrovicë, Halit Barani, ka vërtetuar se është vrarë prej shqiptarëve, por shokët e Xhevatit kanë thënë qështu qysh kam thënë unë. Zotëri Jakup Krasniqi i ka thanë heke këtë fotografi se të vras, ai ka thanë me prek nuk ban, ka ndodh vrasja pas dy-tre ditësh”, deklaroi Imeri në Hagë.

    Lidhur me këtë rast, avokati Skënder Musa, ka folur në një emision të televizionit Dukagjini, ku u shpreh se familjarët e dëshmorëve i quajnë akuzat të pabaza dhe që synojnë njëllosjen e dëshmorëve.

    Musa tha se për këtë rast janë plotësuar kushtet e Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes.

    “Kushtet ligjore për të ushtruar padi janë plotësuar, pasi demanti është bërë brenda emisionit dhe ai nuk e ka tërhequr shpifjen dhe ka vazhduar edhe pranë DHSK-së. Këtë kontest janë plotësuar kushtet e Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, që parashihet me dispozitën e nenit 4, lidhur me paragrafin 1 dhe nenet, 14, 15,16 dhe 17 të këtij ligji”, tha avokati. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark