Dështimet e koalicionit të madh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështimet e koalicionit të madh

    Insajderi
    18 June 2016 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koalicioni qeverisës, PDK-LDK-minoritetet, në raste të caktuara po dështon t’i sigurojnë votat e nevojshme për të marrë vendime të rëndësishme, e në disa raste edhe po i mungon kuorumi për të mbajtur seanca apo mbledhje të komisioneve parlamentare.

    Ndër dështimet për koalicionin që ka mbi 85 deputetë, është mosratifikimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, në vlerë prej rreth 40 milionë euro.

    Ky dështim ka ndodhur në seancën e së enjtes, në të cilën koalicioni nuk arriti as ta vazhdojë seancën për të shqyrtuar vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

    “Zëri” ka provuar të marrë qëndrimin e koalicionit qeverisës për këtë çështje, por kjo ka qenë e pamundur. Në anën tjetër subjektet opozitare thonë se zgjedhjet janë opsioni i vetëm për të tejkaluar këtë situatë.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se udhëheqësit e institucioneve, vuajnë nga mungesa serioze e legjitimitetit dhe besueshmërisë. Madje Lekaj ka thënë se koalicioni PDK-LDK-“Srbska” është i papërgjegjshëm. Prandaj, sipas tij është e nevojshme që të mbahen zgjedhjet në mënyrë që të rilegjitimohet skena politike në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark