Dëshmitari refuzon të dëshmojë kundër ish-krerëve të UÇK-së, pretendon se iu falsifikua nënshkrimi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmitari refuzon të dëshmojë kundër ish-krerëve të UÇK-së, pretendon se iu falsifikua nënshkrimi

    Insajderi
    11 October 2023 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën e së mërkurës në rastin Thaçi dhe të tjerët është duke u dëgjuar dëshmitari i 29-të.

    Dëshmitari që po dëshmon me masa mbrojtëse ka refuzuar të dëshmojë kundër ish-krerëve të UÇK-së, me kërkesë të avokatit të viktimave në Gjykatën Speciale, raporton Gazeta Insajderi.

    Sipas avokatit, ai është ndjerë i stresuar dhe s’është gati të japë dëshmi.

    Tutje, kur është marrë në pyetje nga prokurorja e rastit lidhur me një deklaratë të dëshmitarit për vitin 2004, ky i fundit e ka dëshmuar një gjë të tillë.

    Ai tutje ka thënë se iu është falsifikuar nënshkrimi.

    Biseda:

    Prokurorja: Shikojmë faqen ku është data 2004. A ju kujtohet të keni dhënë një deklarata në vitin 2004?

    Dëshmitari: Është e pavërtetë.

    Prokurorja: Po thoni që nuk keni dhënë deklaratë në vitin 2004, dëshmitar?

    Prokurorja: Nëse do të shihni versionin anglisht, a shihni emrin tuaj të shkruar në atë faqe?

    Dëshmitari: Paska shkarravit dikush këtë shkrim, nuk e di kush e ka dhanë. Por, kjo nuk është e vërtetë.

    Prokurorja: A po thoni që kjo nuk është nënshkrimi juaj?

    Avokati: A mund t’i drejtohem trupit gjykues shkurtimisht?

    Gjykatësi Smith: Po.

    Avokati (i viktimave): Nëse më lejoni, mund të them që sot në mëngjes jam konsultuar me klientin tim dhe personi që keni përpara është shumë i stresuar dhe nuk është i gatshëm të japë dëshmi, është gati të shkojë në burg. Nëse shtyhet seanca, do të ndryshohet mendja e tij.

    Gjykatësi Smith: Sa kohë ju duhet për këtë?

    Avokati: 30 minuta.

    Gjykatësi Smith: Nëse s’keni kundërshtime, do të bëjmë një pushim prej 30 minutash. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark