Dëshmitari i drejtohet prokurorisë e gjykatës në Hagë: UÇK është ushtria e vetme që s'ka përdorur mina kundër këmbësorisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Dëshmitari i drejtohet prokurorisë e gjykatës në Hagë: UÇK është ushtria e vetme që s’ka përdorur mina kundër këmbësorisë

    Insajderi
    24 March 2025 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naim Maloku, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vijuar me dëshminë e tij në rastin e ish-krerëve të UÇK’së përgjatë së hënës.

    Maloku është pyetur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me ardhjen e tij nga shtetet perëndimore për pjesëmarrje në luftën e UÇK’së në Kosovë.

    Ai, ndër të tjera, në një moment ka kërkuar vëmendjen e prokurorit dhe gjykatësit. Ka thënë se UÇK është ushtria e vetme që nuk ka përdorur mina kundër këmbësorisë. Këtë e ka shpjeguar teksa ka folur për kampet ushtarake në Shqipëri, ku përgatiteshin vullnetarët nga diaspora.

    Maloku ka treguar këtë se bashkë me Bislim Zyrapin, Agim Ramadanin dhe të tjerët trajnonin ushtarët në përdorimin e armëve nëpër malet e Shqipërisë.

    Ndiqeni këtë moment në videon vazhdim:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark