×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmitari i Prokurorisë për krerët e UÇK-së në Hagë: S’kam asgjë ndaj tyre se nuk i njoh, s’di pse jam ftu

    Insajderi
    19 September 2024 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Halim Berisha, gjatë dëshmisë së tij në seancën e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, tha se nuk i njeh të akuzuarit, nuk ka asgjë ndaj tyre dhe nuk e dinë arsyen përse ZPS-ja e ka ftuar për të dëshmuar në këtë gjykim.

    “Nuk i njihja, absolut nuk i njoh asnjë dhe nuk e di arsyen pse më kanë ftuar”, tha ai në seancë.

    Përpara kësaj, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, ai pohoi se e kishte thirrur dy herë në telefon Prokurorinë për të pyetur pse duhej të jepte dëshmi në këtë proces gjyqësor, pasi nuk e kishte kuptuar arsyen e një gjëje të tillë.

    Ai gjithashtu pohoi se i kishte thënë ZPS-së se ai nuk kishte dëshmi kundër të akuzuarve për shkak se nuk kishte asgjë kundër tyre dhe nuk i njihte.

    “Shumë e saktë. Nuk kam kurrgjë ndaj tyre, nuk i njoh. Nuk e di”, tha dëshmitari i Prokurorisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark