×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmitari: Lulzim Basha humbi dëshminë e masakrës së Krushës së Madhe

    Insajderi
    11 November 2020 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Indoks, përmes një dokumentari të publikuar  një vit më parë, paraqiti rrëfimin e një dëshmitari, i cili tregoi për keqpërdorimet e incizimeve të masakrës së Krushës së Madhe, nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, shkruan Insajderi.

    Ish kryetari i Bashkësisë së Tiranës dhe njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike në Shqipëri, atëkohë ishte përkthyes për Tribunalin e Hagës.

    Lulzim Basha ja kishte marrë origjinalin e CD-së dëshmitarit kryesor Milaim Bellanicës, ku kishte  xhiruar masakrën e Krushës së Madhe.

    “Thoshin ose serbi ose UÇK-ja të ka dhënë pare shumë të madhe që e ke marrë ti këtë guxim me incizu edhe me e transmetu në television. Unë e lypsha Asllan Bajramin, nuk erdh. Me këta të BBC e mora vendimin me e transmetu. Edhe e kanë pa incizimin,George Alagiah ai kryesori i BBC ka nisë me qajt, kurse shqiptari i Shqipërisë pesë pare nuk i jepte. E kemi ba një marrëveshje ata me më largu mu prej Shqipërisë, ata nuk morën kurfar vendimi, edhe pse i kisha deklaruar të gjitha. BBC e ka marrë kopjen, origjinalin ja kam dërgu Lulzim Bashës”, ka thënë Bellanica.

    “Ka ora 6 në mbrëmje ka ardh helikopteri i Hagës, unë nuk kam qenë në dijeni. A je Milaim Bellanica ti? A mundesh me zbrit poshtë? Kam zbrit poshtë, më kanë qu në një sallon si kuzhinë. Ata kanë incizu, e kanë marrë origjinalin që ja kam dorëzuar Lulzim Bashës. Me ta kam ba biseda unë me ja u jap kasetën ata me më largu prej aty. Edhe pse gjyqi i Hagës nuk bën këso gjëra për ty do të bëjmë. E murrën materialin u largun dhe nuk e bën atë që më premtuan”, është shprehur ai.

    “Një përgjegjëse e Amerikës, e BBC më ka ndihmu shumë, më ka dhanë lekë me jetu. Këta i kanë keqpërdor të dhënat e mija. Dashamir Peza dhe Lulzim Basha kanë përfitu në krahë temin. Lulzim Bashën e kam taku tash tri vite më ka thanë nuk të kam keqpërdor. Çka më vjen mas randi prej ish prokurorit të Shqipërisë, kam shku me e padit Dashamir Pezën, prokurori Arben Rakipi nuk më ka pranu në asnjë gjykatë në Tiranë me e ba padinë për Dashamirë Pezën që nuk më largun prej Shqipërisë, ata lekë që kanë qenë për mu i ka marrë tjetërkush. Marrëveshja ka qenë që edhe nëse nuk i marrë unë ata lekë me jau dhanë njerëzve që kanë pas nevojë gjatë luftës”, është gjysma e rrëfimit të Milaim Bellanicës, për masakrën ndër më të mëdhatë që ka ndodhur në Kosovë.

    Historisë  së masakrës në Krushën e Madhe InDoks iu është kthyer përsëri  20 vite pasi që ka ndodhur ky krim. E rrëfejnë ata që e panë me sytë e tyre dhe madje edhe e xhiruan.

    Pak raste gjyqësore ka pasur për këtë masakër të madhe të harruar, dhe më e keqja: provat kryesore të një filmimi që i ranë në duar Lulzim Bashës./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark