
Pronari i marketit, Naim Sadiku, në cilësinë e dëshmitarit ka folur pas momentit kritik kur është vrarë Liridona Ademaj.
Naim Murseli ka marrë në pyetje pronarin e marketit, ku pos tjerash, ka pyetur nëse fëmijët kanë përmendur se nëna e tyre është vrarë, apo që ka derdhur gjak.
“Më duket se njëri nga fëmijët, i madhi, ai bënte “bam, bam”. Unë nuk desha të hyj në atë muhabet”, deklaroi ndër të tjera dëshmitari Sadiku.
Pjesë nga dëshmia:
Naim Murseli: A ju kujtohet fëmija në çfarë gjuhe kanë folë?
Naim Sadiku, pronari i marketit: …Kanë nejtë fëmija me mu. Nuk e di se në çfarë gjuhe, mes vete kanë folë kanë kajtë. I ka thanë Naimi a ma jep telefonin ta thirri familjen, ja kam dhanë, nuk e di me kënd ka folë. Djalin e vogël e kam ulë në karrigë temen. Djali i madh ka thënë që nuk po mundet me nejtë në kamë, ja kam qit një paletë dhe më pas e kam ulë në karrigen time.
Naim Murseli: A është e vërtetë që unë kam qëndru aty deri sa ka ardhë policia, me ju dhe fëmijët?
Avokati Leutrim Syla: Kërkoj që pyetja të refuzohet për shkak se dëshmitari veçse u përgjigj që Naim Murseli ka dalë me bisedu me dikë në telefon kur ia ka lanë fëmijët.
Naim Sadiku: Ka nejtë është e vërtetë, por kur e ka kërku telefonin tim ka dalë jashtë… Nuk e di sa minuta ka qëndruar, tre minuta, pesë minuta.
Naim Murseli: Kur ju kam treguar që jam grabitur, a ju kam thanë çka më është grabit?
Naim Sadiku: Më ka thënë që më është grabit telefoni edhe kuleta.
Naim Murseli: Nëse ju jeni personi i parë që takuat fëmijët pasi që ne jemi larguar nga vetura dhe me vrap kemi ikur për në drejtim të marketit, a ju kujtohet ndonjë moment që fëmija e kanë përmend nanen e tyre që është vrarë, apo gjak apo diçka të tillë?
Naim Sadiku: Më duket se njëri nga fëmijët, i madhi, ai bënte “bam, bam”. Unë nuk desha të hyj në atë muhabet.
Naim Murseli: Do të thotë nënën e tyre s’e kanë përmend?
Naim Sadiku: Jo.
Naim Murseli: Gjatë kohës sa kam qenë me fëmijët në prezencën tuaj, a kanë pasë frikë fëmija nga unë?
Naim Sadiku: Jo, nuk kam vërejtur… /Insajderi.org/