Dëshmitari shqiptar tregon si i shpëtoi sulmit në Mynih - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmitari shqiptar tregon si i shpëtoi sulmit në Mynih

    Insajderi
    23 July 2016 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një prej personave të shumtë që ndodheshin në qendrën tregtare në Mynih ku ndodhi ngjarja e tmerrshme, ishte edhe shqiptari nga Kosova Luan Zeqiri, i cili fatmirësisht i ka shpëtuar sulmit.

    Si dëshmitar i kësaj ngjarje, ku deri tani janë konfirmuar 9 viktima dhe shumë të plagosur, Zeqiri ka treguar momentet e tmerrit që përjetoi për mediat gjermane n-TV, ndërsa citohet edhe nga BBC.

    Ai është shprehur se ka parë vetëm një agresor, teksa ka qëlluar me armë mbi 2 persona të cilët po ngjisnin shkallët. Shqiptari Luan Zeqiri tregon se i shpëtoi sulmit duke u fshehur në një dyqan. Ai thotë se ka parë të shtrirë në tokë persona të vdekur e të tjerë të plagosur.

    Policia bavareze bëri të ditur se dëshmitarë kanë informuar përmes telefonit se kanë parë 3 agresorë të armatosur në rrugët përreth vendngjarjes, të cilët iu drejtuan fillimisht qendrës tregtare e më pas janë larguar për nga stacioni i metrosë. Ata janë ende në arrati, ndërsa ka raportime se njëri prej tyre është vetëvrarë, por asnjë konfirmim zyrtar nga policia.

    Zëdhënësja e policisë, Claudia Kunzel tha se “i gjithë stafi policor” është në gatishmëri dhe po përgjigjet ndaj situatës së rëndë.

    Të shtënat nisën rreth orës 18 të pasdites së sotme në restorantin “McDonald” që ndodhet në qendrën tregtare. Një tjetër zëdhënës i policisë së Mynihut e ka përshkruar incidentin si “një sulm të mundshëm terrorist”, teksa fliste për një radio gjermane. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark