×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmitarja e mbrojtur, Adelina Sejdini bën vetëvrasje në Itali

    Insajderi
    09 November 2021 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqiptares bashkëpunuese, Italia nuk i dha mbrojtjen e premtuar.

    Mediat italiane shkruajnë se shqiptarja 46-vjeçare, e cila bashkëpunoi me autoritetet italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion, ka vrarë veten, duke u hedhur nga ura.

    Sipas medieve, thuhet se Adelina Sejdini, e cila kishte lindur në Durrës, falë bashkëpunimit të saj me policinë, çoi në arrestimin e 40 personave dhe 80 të tjerë u kallëzuan penalisht. Të gjithë të arrestuarit ishin pjesë e mafies shqiptare që kontrollonte shfrytëzimin e prostitucionit në gjithë Italinë.

    Sipas medieve, ajo kishte frikë të kthehej në Shqipëri ngase mund ta vrisnin ata të cilët i kishte çuar pas hekurave.

    “Nëse kthehem në Shqipëri, jam grua e vdekur, kam frikë se mos më vrasin ata që janë arrestuar atëherë”, kishte thënë ajo.

    Ajo për vite me radhë kishte kërkuar statusin e refugjatit në Itali, por që gjithmonë i është refuzuar. Shteti italian i premtoi mbrojtje në mënyrë që ajo të denonconte tutorët e saj, por pavarësisht kësaj, një mbrojte të tillë ajo nuk e mori kurrë.

    Sejdini jetonte në Pavia dhe ishte e sëmurë me kancer, shpesh ajo shtrohej në spital në San Matteo.

    Pasi u arratis nga shfrytëzuesit e saj, ajo denoncoi organizatën dhe në vitet në vijim punoi gjithashtu përkrah City Angels për të ndihmuar prostitutat e reja, viktima të shantazhit, për t’u çliruar nga ajo skllavëri.

    Në Itali shkoi në moshën 22-vjeçare më 1996, dhe që prej asaj kohe nuk ka marrë dot shtetësinë italiane.

    Më 28 tetor ajo i vuri flakën vetes para Ministrisë së Brendshme, por shqiptarja u shpëtua dhe më pas u transportua në spitalin Santo Spirito, me djegie të rënda. Pas kësaj ajo tentoi të fliste me presidentin italian, Sergio Mattarella, ose të paktën me disa nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, por që nuk ia arriti që të takonte asnjërin prej tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    29 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark