Dëshmohet edhe në QNR manipulimi me vota për Meliza Haradinaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmohet edhe në QNR manipulimi me vota për Meliza Haradinaj

    Insajderi
    08 March 2021 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot ka filluar rinumërimi i votave me kusht në QNR. E që në start ka filluar të ndryshojë rezultati brenda listës së AAK-së.

    Në një vendvotim në Podujevë, pas rinumërimit Meliza Haradinaj nuk e ka asnjë votë, ndërsa herën e parë figuronte se ajo ia ka nëntë vota, raporton Reporteri.

    Kjo ngjau kur filloi numërimi i kutisë CB 118/006 ku Haradinaj nuk e fitoi asnjë votë ndonëse asaj i ishin shënuar se në këtë kuti i kishte 9 vota.

    Dy ditë më parë, Insajderi publikoi video dhe dëshmi se si, bashkëshorti i saj i ka blerë me 6 mijë euro katër komisionerë, të cilët i kanë dëmtuar dy kandidate tjera dhe e kanë favorizuar, Haradinaj-Stubllën.

    Kjo video dhe dëshmitë tjera tashmë janë në dorë të Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës. Insajderi mëson se priten arrestime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark