Dështim për herën e 44-të, Kuvendi ende pa kryetar, seanca e radhës të premten - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështim për herën e 44-të, Kuvendi ende pa kryetar, seanca e radhës të premten

    Insajderi
    09 July 2025 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    As pas 44 përpjekjeve, deputetët nuk arritën të konstituojnë Kuvendin.

    Ngërçi vazhdoi edhe të mërkurën, me dështimin për të votuar formimin e një komisioni të fshehtë që do të mundësonte zgjedhjen e kryeparlamentarit.

    Në seancën e mbajtur, ishin të pranishëm 101 deputetë, por vetëm 55 prej tyre votuan për.

    Seanca e radhës është caktuar për të premten, duke filluar nga ora 11:00./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark