×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Dështimet më të mëdha të teknologjisë në vitin 2018

    Insajderi
    31 December 2018 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    2018-ës nuk i munguan produkte, trende dhe personalitete në sektorin e teknologjisë që na zhgënjyen.

    Me këtë artikull nuk do të përqendrohemi tek individët por vetëm produktet dhe trendet të cilat na irrituan.

    Nuk na munguan rrjetet social që shkaktonin ankth, pajisje mobile me probleme, sistemet operativ që keqfunksiononin dhe makinat me sistem vetëdrejtimi që morën jetë.

    Këto janë kujtimet e këqija të 2018-ës dhe shpresojmë për një 2019 më të mirë.

    Facebook: I pasigurtë dhe jo-etik

    Nëse flasim teknologji që na shpifi më së shumti këtë vit, padyshim kanë qenë rrjetet sociale.

    Facebook mori vëmendjen më të madhe në këtë drejtim ku pësoi thyerje serioze të sigurisë me kompromentimin e të dhënave të 87 milion përdoruesve deri tek punësimi i firmave kërkimore për të sulmuar miliarderin e Open Society Foundation Xhorxh Soros që ka qenë një prej kritikëve më të mëdhenj të kompanisë.

    Twitter: Parajsa e urrejtjes

    Facebook mund të ketë qenë irritimi më i madh i përdoruesve, por hapësira e preferuar për të përhapur urrejtje për të gjithë ishte Twitter.

    Rrjeti i mikroblogimit u vu në shënjestër sepse kishte lejuar cicërima nga njerëz me pikëpamje Naziste dhe supremaciste së bashku me ngatërrestarë dhe konspiracionistë si Alex Jones.

    Presioni i lartë dhe kritikat e përsëritura bënë që Twitter të mbyllte disa llogari të profilit të lartë përfshirë atë të Alex Jones.

    Projekti DragonFly i Google

    Google u përpoq ta mbante sekret bashkëpunimin me qeverinë Kineze për ndërtimin e një motori kërkimit të censuruar por nuk ja arriti.

    Pasi disa media të profilit të lartë e raportuan, kompania u vu nën presion nga jashtë por edhe brenda me protesta nga vetë punonjësit.

    Në fund misioni i gjigandit të kërkimit është ta bënte informacionin e aksesueshëm universalisht dhe jo ta kufizojë.

    Projekti Maven i Google

    Një zbulim i fundit ku Google kishte bashkëpunuar me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes për të ndërtuar sisteme kompjuterike për luftim edhe njëherë tjetër prishën imazhin e kompanisë në sytë e botës.

    Google+ ekspozon të dhënat e përdoruesve

    Platformat sociale e Google nuk funksionoi kurrë dhe asnjëherë nuk përmbushi qëllimin, të rivalizonte Facebook dhe Twitter.

    Më në fund Google vendoste ti jepte fund përpjekjeve të kota që nga 2011-ta pas publikisht u zbuluar ekspozimi i të dhënave të gjysmë milion përdoruesve duke e mbyllur përgjithnjë vitin e ardhshëm.

    Memoria e pakët e Google Pixel 3

    Flagshipi i shtrenjtë Pixel 3 shfaqi probleme me fotot dhe vetë sistemin operativ Android. Ky i fundi vjen si rezultat i memories së pakët RAM dhe me një Android që kërkon resurse të mëdha harduerike, 4GB RAM janë shumë pak krahasuar me konkurrentët që vinë me 6GB ose 8GB.

    Google Pixel Slate: Një Chromebook i glorifikuar

    Ky konkurrent i shtrenjtë mes 600 deri në 1,600 dollarë i iPad dhe Microsoft Surface Pro është thjeshtë një Chromebook i mbivlerësuar pa aplikacionet më bazike.

    Tableti lë përdoruesit vetëm me aplikacionet progresive të uebit dhe ato Android për smartfonët të cilët duken shumë keq sepse zhvilluesit nuk i kanë përshtatur për ekrane kaq të mëdha.

    Google Play Store nuk është i pathyeshëm

    Gjatë 2018-ës vazhdimisht u gjetën maluerë në Play Store të cilët infektonin telefonin për tu shfaqur reklama.

    iPhone dhe iPad: Asgjë e re

    Produktet më të reja të Apple janë mrekulli teknike por janë bërë aq të shtrenjtë saqë praktikisht janë për të papërballueshëm për tu ndërruar çdo vit siç Apple dëshiron.

    Si rezultat kërkesa ka rënë ndjeshëm dhe kompania thotë se nuk do të japë më shifra të shitjeve.

    Apple AirPower

    Ka panel karikimi wireless Qi është dizajnuar për të akomoduar Apple Watch dhe gjeneratën aktuale të iPhone. Në fakt duhej të kishte debutuar në fund të 2017-ës por probleme të shumta teknike e kanë penguar.

    Apple HomePod

    Krahasuar me Alexa dhe Google Home, altoparlanti me asistentin virtual Siri bën shumë më pak sesa konkurrentët përveçse luan muzikë nga iTunes.

    Me këto funksione minimale dhe kushton 350 dollarë.

    Apple Watch

    Çfarë kuptimi ka një funksion “push-to-talk” kur mund të flisni vetëm me një tjetër person që ka të njëjtën orë inteligjente. Madje nuk flet dot as me produkte të tjera të Apple si iPhone, iPad ose Mac. Dështim.

    Apple Siri: Ende budalla

    Kanë kaluar vite që kur ky asistent “inteligjent” është në mesin tonë dhe ta krahasosh me Google Assitant, Amazon Alexa dhe Microsoft Cortana, të duket një humbje kohe.

    Apple iOS 12 CarPlay

    Përdoruesit u lumturuan kur mësuan se CarPlay do të sillte aplikacionet e navigimit si Google Maps dhe Waze në makinat e tyre.

    Por më pas u mësua se këta të dy nuk po trajtoheshin njësoj si Apple Maps me funksione të avancuara dhe agjentë inteligjentë si Google Assistant në vend të Siri.

    Apple iTunes: Ende me kod të vjetër

    U lançua 17 vite më parë dhe që atëherë softueri ka ndryshuar shumë por dizajni është ai. Kompania shton funksione vazhdimisht por dizajnin që dëshpërimisht aplikacioni ka nevojë nuk po vjen.

    Windows 10: Por një përditësim në vit?

    Strategjia agresive e përditësimeve që Microsoft ka aplikuar po i kthehet kundër dhe jo pak probleme kanë ardhur prej saj.

    Më të fundit ishin ato të përditësimit të tetorit 2018 ku përdoruesve u fshinë të dhënat e tyre.

    Tekat e cloud-it

    Ka pasur aq shumë incidente me ndërprerjen e shërbimeve cloud të Microsoft Azure dhe Amazon Web Services në 2018-ën saqë çkuptim do të kishte nëse nuk mund të mbështetemi seriozisht tek një shërbime edhe pse ka me dhjetëra të tilla.

    Kur kemi më së shumti nevojë për to, na lënë në baltë.

    Palm nuk duhej të ekzistonte

    Të gjithë e duam nostalgjinë por ky telefonë në miniaturë me Android është pak për 350 dollarë. Ne tashmë kemi orë inteligjente dhe nuk kemi nevojë për pajisje të tjera të shtrenjta elektronike.

    Kriptomonedhat mund të mos jenë aq të sigurta

    Këtë vit besimi ynë tek kriptomonedhat e sigurta ra sidomos pas hakimit të Bitfi, një portofol që duhej të ishte i pahakueshëm. Jo vetëm që u hakuar por nga një 15 vjeçar madje.

    Përtej kësaj Bitcoin ka rënë vazhdimisht duke djegur mbarë industrinë dhe ka humbur 700 miliardë dollarë në vlerë.

    Realiteti virtual

    Në fakt duhej të ishim larguar tashmë nga ajo kuti që vendosim para syve sikur të ishin syze. Përtej çudisë së njerëzve që përdorin diçka të tillë për herë të parë, asgjë nuk ka ndryshuar në eksperiencën e përdoruesit.

    Realiteti i shtuar

    Apple beson me të vërtetë tek realiteti i shtuar por të mbash para duarve një tablet ose telefon për ta përjetuar është e tmerrshme.

    Por teknologjia në fjalë gjithashtu nuk fillon e mbaron tek syzet. Kemi nevojë për diçka më tepër sesa ekrani i një pajisje apo syze të tipit Google Glass.

    Uber dhe Lyft, mos na lëndoni

    Të paktën 103 shoferë të Uber janë akuzuar për ngacmimi seksuale të pasagjerëve dhe një mori skandalesh bënë që Travis Kalanick të linte detyrën e ekzekutivit nën presion.

    Lyft gjithashtu ka pjesë në këto skandale.

    Makinat pa shoferë: edhe një kojotë mund të bëjë më mirë

    Ndërsa të gjithë po presin ditën kur mund të flenë në makinë ndërsa ajo i dërgon në destinacion, do të duhet kohë e gjatë përpara se kjo të ndodhë.

    Makinat me sistem vetëdrejtimi nga Google janë përfshirë në një numër aksidentesh. Apple gjithashtu. Programi i Uber në Arizonë u mbyll, ndërsa autopiloti i Teslas dështoi disa herë.

    Urrejtja për telefonët e lirë dhe inovativë të Kinës

    Nuk ka asnjë logjikë në kërkesa e Presidentit Amerikan për të bojkotuar bashkëpunimin me kompani si Huawei. Jo vetëm që janë frikëra të paprovuara, por gjithashtu po vënë në pikëpyetje bashkëpunimin me ekonominë më të madhe në botë.

    Me Apple dhe Samsung që rrisin çmimet, po bëhet edhe më e vështirë të kesh në duart një smartfon.

    Robocalls

    Të gjithë sistemet operativ mobile kanë implementuar disa teknologji të bllokimit të thirrjeve nga sistemet të automatizuara të cilat po shndërron në problem madhor por ende nuk ka një zgjidhje për ta.

    Sistemi presidencial i paralajmërimit: nuk keni shpëtim

    Na mjafton që duhet të durojmë cicërimat pafund të Presidentit Trump, por të paktën mund të largohesh nga këto shërbime.

    Megjithatë ekziston frika që sistemi i alarmit për ngjarje katastrofike që rrezikojnë jetën e njerëzve si tërmetet apo një uragan, të përdoret nga presidenti Trump si kanal komunikimi me qytetarët. Atëherë nuk do të kishim shpëtim. /PCWorld Albanian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark