Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

    Insajderi
    21 May 2025 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka folur për dështimin e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Ai u shpreh se kjo nuk është për vendin dhe tha se mendon që është një rekord i keq botëror.

    “Përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit në një vend demokratik është një veprim shumë i rëndësishëm, ne donim të ishte ashtu. Fatkeqësisht, nuk funksionoi, tash është raundi i 19-të.Kjo nuk është e mirë as për vendin e as për reputacionin e Kosovës jashtë vendit, sepse në duket mua që është rekord i keq botëror që për raund të 19-të mos zgjedhet kryetari”,  u shpreh Rohde në Klan Kosova.

    Theksojmë që seanca e radhës e Kuvendit mbahet të premten nga ora 11:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark