Dështimi i miratimit të Rezolutës për çmimin e energjisë elektrike, Krasniqi: Dëshmi tjetër se varfërimi është qëllimi i vetëm i këtij pushteti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështimi i miratimit të Rezolutës për çmimin e energjisë elektrike, Krasniqi: Dëshmi tjetër se varfërimi është qëllimi i vetëm i këtij pushteti

    Insajderi
    08 February 2024 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të miratimit të rezolutës në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

    Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur të turpshëm dështimin e miratimit të kësaj rezolute që ishte propozuar nga PDK-ja.

    Është vërtetë i turpshëm dështimi i miratimit të Rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes së cilës kemi kërkuar anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe heqjen e bllok-tarifës”, ka shkruar ai.

    Kryetari i PDK-së, është shprehur se ata që e mbrojnë Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin, nuk iu bëhet vonë për ankesat e konsumatorëve sa i përket çështjes së faturave të rrymës.

    “Natyrisht, atyre që e mbrojnë në çdo mënyrë e me çdo kusht Martin Berishajn e Nagip Krasniqin, nuk iu bëhet vonë për ankesat e shumë konsumatorëve që kanë pranuar e paguar fatura me çmime enorme përgjatë këtij dimri”.

    Më tej, Krasniqi thotë se është tjetër dëshmi se varfërimi dhe përbuzja e qytetarëve të Kosovës, është qëllimi i vetëm i këtij pushteti.

    Abstenimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga votimi i kësaj Rezolute – është një tjetër dëshmi se varfërimi dhe përbuzja e qytetarëve të Kosovës, është qëllimi i vetëm i këtij pushteti”, ka transmetuar Krasniqi. /Insajderi.org/

    Postimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark