×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështimi i projektit të madh investiv- Pse u sulmua Kryetari i Pejës?

    Insajderi
    26 October 2024 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot në mëngjes. Lidhur me rastin policia ka arrestuar dy persona.

    Dukagjin Kërveshi, avokat i tij tha se Muhaxheri ishte duke pirë kafe me një familjar të tij dhe se në largim e sipër është sulmuar.

    Nga burimet e veta Insajderi ka kuptuar se shkak i sulmit ishte një projekt që është kompetencë e kësaj komune.

    Në vitin 2021 është pretenduar të dërgohet ujë nga fshati Stangaj i Rugovës në fshatin Shkrel. Kjo ka paraqitur pakënaqësi tek banorët e fshatit Stakaj. Dhe, kjo dyshohet të jetë motivi që ka çuar dy të dyshuarit ta sulmojnë kryetarin. Pra, projekti i ujësjellësit”, ka thënë një burim i gazetës.

    Ndërkaq, nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve.

     Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se tashmë e kanë bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

    “Nesër duke filluar nga ora 09:30 do të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit. Personat në fjalë akuzohen për veprat penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’”, ka thënë Nikçi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark