Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se për vendosjen e bustit të Anton Qetës në oborrin e Institutit Albanologjik të Kosovës, ata kanë marrë leje nga Ministria e Arsimit.
Vendosja e bustit të veprimtarit për pajtimin e gjaqeve, Anton Qetës, në oborrin e Institutit Albanologjik i ka dështuar MKRS-së, pasi këtë nuk e lejoi instituti në fjalë.
I njohur për aktivitetin e tij të madh si punëtor i Institutit Albanologjik, Çeta është një nga personalitetet me të cilat krenohet ky institucion, por Ministria e Kulturës ka vendosur që të injoroj komplet këtë institucion.
Mirëpo, në MKRS thonë se ata morën leje nga Ministria e Arsimit për vendosjen e bustit të oborrin e Institutit Albanologjik.
“Ne na është thënë nga Këshilli për Pajtimin e Gjaqeve që menjëherë do të anulohet, edhe pse është e paraparë që në këtë ceremoni do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë të shtetit. Ne nuk kemi informacion zyrtar për arsyet e shtyrjes së saj”, ka thënë një zyrtar i MKRS-së për Klan Kosovën.
Gurthemeli i këtij busti ishte paraparë të vihej më 24 shkurt, ditën e premte, mirëpo tani një gjë e tillë është shtyrë për një afat të pacaktuar. /Insajderi.com